
Pasi ministrja Xhaçka kishte artikuluar në Parlament ndryshimin e qëndrimit të Shqipërisë në lidhje me arrestimin nga forcat serbe të tre policëve të Kosovës, Kryeministri Rama reagoi në Twitter.
Njësoj si Kurti dhe Borrell, edhe Rama paraqiti 5 pikëshin e tij për qetësimin e situatës.
Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të tre policëve, duke nënvizuar se po punon për këtë qëllim.
“Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri”, shkruan Rama.
Ai kërkoi edhe njëherë uljen e tensioneve dhe përmbushjen një orë e më parë të pikave të vendosura nga bashkësia euro-atlantike.
1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.
2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi! 3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!
4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!
5.De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë. (A2 Televizion)
Edi Rama, Twitter