
Opozita në Kosovë shprehu shqetësim të madh për rrëmbimin e 3 policëve nga ana e Serbisë dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të tyre.
Përfaqësuesit e tyre bënë thirrje për një raportim në parlament nga ana e kryeministrit Albin Kurti, lidhur me hapat e radhës të qeverisë ndaj këtyre zhvillimeve.
“Dje ka ndodhur përshkallëzim i situatës së sigurisë, rrëmbimi i tre policëve të Kosovës është një akt agresioni kundër Republikës sonë, është paekuivoke shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial. Në këtë moment përtej qëndrimeve e vlerësimeve të kujtdo, prioritet i prioriteteve duhet të jetë kthimi i policëve tonë në Kosovë dhe pranë familjeve të tyre duke garantuar shëndetin e sigurinë e tyre,” u shpreh Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së. (A2 Televizion)