Rrëshqitje dherash në Lezhë dhe Mirditë, rrezikojnë të shemben disa ndërtesa

Nga A2 CNN
8 Janar 2021, 19:37 | Aktualitet
Rrëshqitje dherash në Lezhë dhe Mirditë, rrezikojnë

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, banesat në afërsi të spitalit rajonal në Lezhë, rrezikojnë të shëmben nga rrëshqitja e dherave. Për këtë arsye janë evakuuar 7 familje.

E njëjta gjë ndodh edhe në fshatin Klos në Mirditë, ku rrezikohet banesa e një familje. Afёrsia me autostradën mund tё krijojё bllokim tё aksit rrugor. Sikurse mësohet banorët janё evakuuar dhe janë njoftuar shёrbimet e Emergjencёs tё Bashkisё së Rrёshenit.

Kujtojmë se reshjet me intensitet të lartë të ditëve të fundit kanë filluar të japin probleme thuajse në të gjithë vendin, nga jugu në veri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos