Rrëshqitje dheu në Shkopet, aksi rrugor kalohet me një kah

Nga A2 CNN
23 Janar 2021, 18:22 | Aktualitet
Rrëshqitje dheu në Shkopet, aksi rrugor kalohet me një kah

Reshjet e shirave gjatë ditës së sotme kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Skuraj - Burrel. Masivë gurësh kanë rrëshqitur në rrugë pranë Shkopetit duke u bërë burim aksidenti. Në shumë vende kjo rrugë është e pakalueshme për automjetet e vogla për shkak të gurëve të mëdhenj mbi karrexhatë.

Që prej orës 16:00 në disa segmente në Shkopet rruga funksionon me një kah lëvizjeje. Rrezik potencial është shembja e shkëmbinjve që mund të kthehen në tragjedi.

Asnjë punëtor i firmës nuk është i pranishëm në këtë aks rrugor edhe pse problemet nga reshjet e shiut ishin paralajmëruar prej dy ditësh nga sinoptikanët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos