
Ukraina triumfoi në Eurovision në edicionin e fundit, ndërsa vendi ishte në luftë me Rusinë.
Pasi Kalush Orchestra, grupi ukrainas, u shpall fitues, presidenti Volodymyr Zelensky u zotua se edicioni i ardhshëm i festivalit Europian të këngës do të mbahej në Mariupoli, një nga qytetet më të shkatërruara si pasojë e bombardimeve ruse.
Megjithatë, situata në Ukrainë mbetet e rëndë dhe është e pamundur që një ngjarje e tillë të mbahet në këtë shtet. Për këtë arsye, organizatorët e këtij festivali kanë marrë vendimin këtë të hënë që edicioni i ri të mbahet në Londër. (A2 Televizion)