Rreth 600 mijë ukrainas pa energji elektrike

Nga A2 CNN
10 Korrik 2022, 08:11 | Bota
Rreth 600 mijë ukrainas pa energji elektrike

Rreth 592,000 qytetarë ukrainas nuk kanë akses në energji elektrike. Kjo u njoftua nga Ministria e Energjisë e Kievit, raporton “Kiev Independent”, duke specifikuar se pjesa mw e madhe ndodhen në rajonet e Donetsk (350,000), Luhansk (130,000), Mykolaiv (30,000) dhe Kharkiv (28,000).

"Në 24 orët e fundit, energjia elektrike u është rikthyer 22.300 konsumatorëve të cilëve iu ishte ndërprerë për shkak të armiqësive. Në veçanti, 11.900 në Donetsk Oblast, 6.800 në Mykolaiv, 2.800 në Kharkiv dhe 800 në Zaporizhia" shkruan në një deklaratë ministria.

Sipas Ministrisw, në disa zona puna e rikuperimit emergjent është e ndërlikuar për shkak të armiqësive të intensifikuara, operacioneve të çminimit dhe shfaqjes së dëmeve të reja në rrjetet e energjisë elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos