
Varianti “Delta” nuk pritet të shkatojë valë të ashpra si ato që kaluam në dimër. Epidemiologu Taulant Muka tregon se ndryshe nga vendete tjera, Shqipëria është më e favorizuar për shkak të imunitetit të krijuar në popullatë.
“Ka të dhëna paraprake që tregojnë se ky variant mund të jetë pak më i transmetueshëm, por nuk duhet aq problematik. Në këtë kontekst, unë besoj që për vendin tonë nuk ka vend për panik, duke marrë në konsideratë që një pjesë e popullatës e ka kaluar. Nga ana tjetër vaksinimi i grupmoshave të rrezikuara ka ecur shumë mirë”, thotë epidemiologu Taulant Muka.
Referuar situatës epidemiologjikë , Muka është kundër rikthimit të kufizimeve por edhe ndaj të gjitha masave që po aplikohen aktualisht. “Në momentin që kishim kurbën maksimale, me shumë ndërrime jete, Shqipëria nuk mori asnjë masë. Në momentin që ne flasim nuk duhet të ketë asnjë masë. Oraret kufizuese nuk kanë vlerë epidemiologjike”.
Ashtu si kolegët e tij në Shqipëri, epidemiologu Muka thotë se vjeshta dhe dimri do të jenë më të qeta se një vit më parë. Covid-in tashmë duhet ta trajtojmë si grip, ndërsa fëmijët, sipas tij, duhet t’i rikthehen normalisht shkollës. (A2 Televizion)