Rreziku nga “Delta”, mutacioni i ri në derë të Shqipërisë, Ballkani Perëndimor i prekur

Nga A2 CNN
7 Korrik 2021, 16:46 | Aktualitet
Rreziku nga “Delta”, mutacioni i ri në derë të

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar se mutacioni i virusit Covid-19, i njohur si Delta, të ketë mbërritur në Shqipëri, por rreziku ekziston.

Varianti i ri ka prekur Ballkanin Perëndimor, ku pas dy rasteve në Kosovë, Maqedonia e Veriut regjistron 8 qytetarë të prekur, 6 prej të cilëve brenda një dite.

“Delta” po përhapet shpejt dhe gjurmimi i tij bëhet vetëm nëpërmjet testimeve. Shqipëria i ka varur shpresat nga sezoni turistik, por hapja totale e dyerëve pa teste dhe pasaportë vaksinimi mund të jetë një nga rrugët e depërtimit të “Deltës” në vendin tonë.

Përpos masave, vaksinimi shihet shpëtim më i sigurtë nga çdo variant i Covid-19, ndaj apelohet përkryerjen e dy dozave.

Deri tani Shqipëria ka vaksinuar 30% të popullatës me një dozë dhe 12% të popullatës me dy doza. Ekspertët e shëndetit publik parashikojnë një vjeshtë të tensionuar nga përhapja e Covid-19, ndaj këshillohet vaksinimi I sa më shumë qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos