
A2 CNN udhëton drejt fshatit Bardhaj. Rruga tashmë është në rrezik shëmbjeje. Banorët aty kanë vendosur disa gurë në mënyrë që kalimtarët mos të përfundojnë në lumë, por shprehen se kjo nuk është zgjidhje.
Ata shpjegojnë se rreth 20 shtëpi të fshatit janë të rrezikuara, pasi në këtë segment nuk ka argjinatura që pengojnë lumin Kir të vërshojë drejt shtëpive të tyre.
Banorë ndihen të braktisur pasi Institucioni që duhet të ndërhyjë në të tilla raste, bordi i kullimit në koordinim me emergjencat civile, është bordi që mund të punonte për këtë emergjencë është transferuar nga qeveria në Lezhë. (A2 Televizion)