Të fundit në Ballkan. Shqipëria humb një tjetër garë rajonale, atë në fushën e inovacionit

Nga A2 CNN
25 Prill 2022, 10:35 | Sociale
Të fundit në Ballkan. Shqipëria humb një tjetër

Zhvillimi i inovacionit, përfshirë teknologjinë në vend, nuk po përfshin popullatën. Teksa qeveria vlerësohet me nota pozitive për digjitalizimin e shërbimeve, qytetarët kanë njohuri të kufizuara në këtë drejtim.

Një vlerësim i Organizatës Botërore për Pronësi Intelektuale, i cili përfshin 132 vende të botës, tregon se shqiptarët janë populli më pak inovator në Ballkanin Perëndimor.

Sipas vlerësimeve të kësaj organizate, Shqipëria klasifikohet më keq se vendet e rajonit, përsa i përket angazhimit për të zhvilluar teknologjinë e informacionit.

Korrigjimi duhet të nisë nga edukimi që në bankat e shkollës, thonë ekspertë të fushës.

Ekspertë të fushës kërkojnë që institucionet dhe kompanitë të orientojnë qytetarët drejt teknologjisë, duke kushtëzuar disa veprimtari, me qëllim që këta të fundit të rrisin aftësitë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos