
Një lëkundje e fortë sizmike ka tronditur Kilin në orët e para të mëngjesit, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar apo dëme materiale.
Tërmeti me magnitudë 6.0 Rihter u regjistrua në det të hapur në rajonin e Atacamas, në një thellësi 2 km dhe sipas qendrës së sizmologjisë është pasuar nga dhjetëra lëkundje më të lehta.
Dhjetëra banorë kanë braktisur banesat e tyre dhe prej orësh qëndrojnë në rrugë. (A2 Televizion)