Rrëzimi i qeverisë, Isa Mustafa: LDK nuk do t’i tërheqë ministrat

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 10:32 | Kosova
Rrëzimi i qeverisë, Isa Mustafa: LDK nuk do t’i

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa reagoi sërish dhe pas vendimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për të larguar nga detyra zv/kryeministrin Avdullah Hoti.

Isa Mustafa, përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se pavarësisht rrëzimit të qeverisë, LDK nuk do t’i tërheqë ministrat e saj, por i mbetet Albin Kurtit të vendosë nëse do të vazhdojë të punojë me ta apo jo.

“Në kohën kur po ballafaqohemi me Pandeminë e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do t’i tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje. Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e kryeministrit në detyrë, z.Kurti, se a do të vazhdoj të punoj me ta gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate!”, shkruan Mustafa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos