Policia Kufijtare i ka ardhur në ndihmë një grupi turistësh në Gjirin e Kakomesë, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defect në motorr.
Përmes një njoftimi, Kapiteneria e Portit Sarandë bëri të ditur se grupi i turistëve përbëhej nga shtetas shqiptarë dhe të huaj, shkruan A2 CNN.
Po ashtu, në njoftim, Kapiteneria e Portit Sarandë u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta.
Njoftim nga Kapiteneria e Portit Sarandë:
Sot, rreth orës 18:00, Kapiteneria e Portit Sarandë mori një kërkesë për ndihmë nga një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor, në Gjirin e Kakomesë.
Menjëherë u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt.
U bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të kryejnë kontrollet e nevojshme përpara nisjes, për të siguruar lundrime të qeta e të sigurta.
Kapiteneria mbetet në dispozicion për çdo kërkesë apo nevojë të qytetarëve dhe turistëve. (A2 Televizion)