
Mediat serbe raportojnë se një avion ushtarak është rrëzuar në oborrin e një banese në afërsi të Loznicës, në fshatin Brasina, në Serbi.
Ndërkohë, në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njofton se avioni është një “Mig-21”.
Në vendngjarje kanë shkuar grupet e kërkim-shpëtimit të Forcave Ajrore. Një pilot është konfirmuar i vdekur, ndërsa po punohet për gjetjen e pilotit tjetër.
I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur edhe pronari i shtëpisë ku ka rënë avioni, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)