All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rriten eksportet, thellohet deficiti. Lëndët e para dhe fasonët nxitën tregtinë e jashtme

Nga A2 CNN
17 Maj 2022, 14:16 | Ekonomi
All - Paragraf - 1

Eksportet e mallrave shqiptare u rritën në 350 milionë euro në muajin prill, nga 238 milionë një vit më parë. Fasonët mbajtën peshën më të madhe në këtë rritje, me 100 milionë euro veshje e këpucë të tregtuara drejt partnerëve në Europë.

Në rritje të fortë edhe eksportet nga grupet “minerale dhe lëndë djegëse”, si dhe “materiale ndërtimi dhe metale”, që kanë përfituar nga shtrenjtimi i lëndëve të para në bursa. Ndërkohë, rritja e çmimeve vlen për çdo gjë që importojmë, duke prekur veçanërisht energjinë elektrike, karburantet, ushqimet, etj.

All - Paragraf - 3

Për muajin prill, në vend hynë 646 milionë euro mallra, krahasuar me 522 milionë euro vitin e shkuar.

Kjo bëri që deficiti tregtar të rritet ndjeshëm në gati 300 milionë euro për muajin prill dhe të prekë mbi 1 miliard euro për katër muajt e parë të vitit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos