All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Rriten kostot e fermerëve, nuk pritet ulje çmimesh për fruta-perimet

Nga A2 CNN
9 Qershor 2023, 16:22 | Ekonomi
Rriten kostot e fermerëve, nuk pritet ulje çmimesh për
All - Paragraf - 1

Nëse prisni që vera të sjellë një ulje të çmimeve të fruta-perimeve, kjo nuk do të ndodhë. Kjo është analiza që ekspertët e bujqësisë bëjnë në këtë periudhë të lartë inflacioniste përsa i përket produkteve kryesore të shportës.

Sipas INSTAT xhepat e qytetarëve u rënduan më shumë në maj teksa shumica e ushqimeve pësuan dyfishim të çmimeve, kryesuar nga perimet me 18.3% dhe frutat me 12%.

All - Paragraf - 3

Megjithatë, eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku, thotë se tashmë është arritur piku i inflacionit për çmimet e produkteve ushqimore. Por për shkak të kostove të rritura, sipas tij nuk do të rënie si për prodhimet vendase, e as për ato të importit.

“Në radhë të parë Shqipëria ndeshet me një rritje të kostos së vlerës së punës. Ne jemi me një rritje 70-100% të kësaj kostoje. Nuk mendoj që kemi vlera financiare të larta të produkteve tona si për eksport dhe treg të brendshëm duke krahasuar kostot e prodhimit. Mendoj që do të kemi një stabilitet të çmimeve gjatë verës”

ILIR PILKU, EKSPERT I BUJQËSISË

Zhvlerësimi i euros, nga ana tjetër, është kthyer në një rrezik të madh për konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet e eksportit.

“Duhet të themi që kontratat lidhen më një likuidim 60- 90 ditë dhe ky reflektim është negativ për eksportuesit dhe në momentin kur kanë eksportuar kanë pasur një euro 122-123 lekë dhe tanimë që janë likuidimet, euro qëndron në vlerat e rreth 107 lekëve. Kjo reflektohet në humbje 20% për eksportuesit tanë, ashtu si dhe për importuesit të cilët stoku që kanë në magazine i jep një indikacion, por që është në risk më të ulët se eksportuesit”.

ILIR PILKU, EKSPERT BUJQËSIE
All - Paragraf - 7

Sipas ekspertëve një ulja e mundshme e çmimeve mund të ndodhë vetëm në fund të vitit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/01/12/mungesa-e-subvencioneve-fermeret-ankohen-per-rritjen-e-kostove-e-ndikimin-direkt-te-cmimet/
https://a2news.com/2022/06/08/prodhimi-i-grurit-fermeret-nuk-mbulojne-kostot-shkak-cmimi-naftes-dhe-pleheruesve/
https://a2news.com/2023/05/23/cmime-te-larta-mungese-tregu-nafta-pa-akcize-nuk-mjafton-per-fermeret/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos