
Kriza e çmimeve dhe rritja e normës bazë të interesit nga njëra anë, kombinuar me të ardhurat në vendnumëro po pamundësojnë pagesën e kësteve të kredive. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, huatë që nuk u paguan në kohë, njohur si “kredi të këqija” në fund të majit ishin sa 5,44 për qind e totalit, duke vijuar trajektoren rritëse të theksuar në mars e prill.
“Në këtë rast, kreditë e këqija kanë një logjikë ekonomike, shohim të ketë një rritje për shkak të mungesës së likuiditetit, si për sa i përket individëve, ashtu edhe bizneseve”, thotë Teuta Nunaj, eksperte për ekonominë.
Në kushtet e vijimit të shtrenjtimit të çmimeve, paralajmëruar nga Banka e Shqipërisë dhe institucionet e tjera ndërkombëtare, ekspertët paralajmërojnë që sasia e kredive të këqija do të rritet më tej në muajt e ardhshëm.
“Nëse do të vijojmë me të njëjtin nivel pagash, atëherë të ardhurat e këtyre individëve do të jenë konstante. Ndërkohë që zëri i shpenzimeve është rritur. E ardhura që ngelet do të jetë e vështirë për të përballuar pagesat e kredisë”, thotë Nunaj.
Sipas të dhënave nga Banka Qendrore, vlera e kredisë që nuk paguhet në kohë arriti në 316 milionë euro në fundin e muajit maj. (A2 Televizion)