Rritet çmimi i energjisë në bursë, efektet e krizës do të ndihen deri në vitin 2023

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 16:55 | Ekonomi
Rritet çmimi i energjisë në bursë, efektet e krizës

Çmimi i energjisë në bursë ka kapërcyer në 424 euro për megavat/orë. Rritja më e madhe është shënuar gjatë kësaj jave pas vendimit të Rusisë për të ndërprerë furnizimin me gaz, ndërkohë që prej nisjes së luftës çmimi varionte në vlera nga 200-300 euro mwh.

Bursa e Hungarisë shërben si referencë për çmimin e energjisë në vendin tonë, paçka se ne importojmë vetëm 30% të nevojave për furnizim.

Sipas ekspertit për energjinë, Lorenc Gordani, Shqipëria është vendi i vetëm që ka njoftuar emergjencën e furnizimit. Ndaj për të ndihmuar në përmirësimin e situatës shumë shpejt do të lancohet dhe bursa e energjisë.

Për ekspertët situata e krizës energjetike do të vazhdojë me të njëjta ritme edhe gjatë muajit gusht, shqetësues mbetet fakti se pasojat do të ndihen edhe në 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos