Biznesi në udhëkryq për energjinë, kërkohet fond financimi për panele diellore

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 13:43 | Ekonomi
Biznesi në udhëkryq për energjinë, kërkohet fond

Përballë krizës energjetike, prodhuesit ndihen të pambrojtur dhe të paqartë për çmimin e ri që do të duhet të paguajnë për energjinë. Kjo e fundit zë dhe peshën kryesore në këtë sektorë, mesatarisht 20% të kostove.

Për përfaqësuesit e biznesit, krijimi i bursës së energjisë do të ishte një instrument i mirë për të marrë çmimet më konkurruese në treg. Por deri në krijimin e saj, biznesi kërkon mbështetjen e qeverisë për të subvencionuar instalimin e paneleve diellore.

Prej 7 muajsh, bizneset po paguajnë një çmim më të lartë për energjinë elektrike prej 18.9 lekësh për kwh, i cili aktualisht subvencionohesh pjesërisht nga qeveria.

Për përfaqësuesit e sektorit, ky mbetet një premtim verbal duke mos ditur çfarë i pret në muajt e ardhshëm.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos