
22 viktima dhe 129 të infektuar nga koronavirusi. Ky është bilanci ditor në Maqedoninë e Veriut.
Përpos shifrës së ulët të rasteve të reja, lajm i mirë është se vendi ka shënuar një rekord të shëruarish.
1.122 persona mposhtën Covid-19, ndërsa Maqedonia e Veriut numëron mbi 21 mijë raste aktive.
Psas shifrave të sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin fqinj shkon në 78.434, ndërsa i viktimave shkon në 2.314. (A2 Televizion)