Votimi i parë në 12 vite, partitë boshnjake dhe kroate fitojnë zgjedhjet në Mostar

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 13:24 | Ballkani
Votimi i parë në 12 vite, partitë boshnjake dhe kroate

Qyteti i Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë mbajti zgjedhjet e para lokale në 12 vite. Rezultatet paraprake treguan se shumica e votave shkuan për partitë kroate dhe boshnjake, rivaliteti mes të cilave ka lënë këtë qytet pa një këshill që prej vitit 2012.

Koalicioni multietnik i partive të moderuara, Blloku BH, fitoi vota mjaftueshëm për të luajtur një rol vendimtar në këshillin e ardhshëm të qytetit, duke marrë 35 anëtar. Nuk është e qartë nëse dy partitë kryesore do të formojnë një koalicion sërish me njëra-tjetrën apo nëse do të bashkëpunojnë me partitë e tjera të vogla.

Mostari, i njohur për urën e famshme të epokës së perandorisë osmane, është qyteti më multietnik në Bosnjë e Hercegovinë. Komuniteti kroat dhe boshnjak ndahen nga lumi Neretva që prej fundit të luftës civile në mesin e viteve ’90.

Pjesëmarrja në zgjedhje, nga 100 mijë personat me të drejtë vote, ishte 55%. Shumica e atyre që votuan ruajtën distancimin social dhe respektuan masa të tjera të vendosura për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Vëzhguesit thanë se zgjedhjet u zhvilluan të qeta dhe pa ndonjë problem apo parregullsi serioze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos