
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka njoftuar ndalimin e të gjitha fluturimeve në Britaninë e Madhe, pas shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit në këtë vend.
Përmes një statusi në facebook, kreu i qeverisë maqedonase informoi se do ketë izolim të detyrueshëm 14-ditor për të gjithë udhëtarët që vijnë në rrugë ajrore ose tokësore direkt, ose indirekt nga Britania e Madhe për në Maqedoninë e Veriut.
“Pas informacioneve të fundit në lidhje me shfaqjen e përhapjes së përshpejtuar të koronavirusit të Britanisë së Madhe, sot Komiteti i ekspertëve për COVID-19 ka marrë vendimin për ndalimin e të gjitha fluturimeve nga Britania në Maqedoninë e Veriut.
Përveç kësaj, është vendosur edhe një vetizolim i detyrueshëm 14-ditor, për të gjithë udhëtarët që vijnë direkt ose indirekt nga Britania e Madhe në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Zaev. (A2 Televizion)