PL shkresë KQZ-së: Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” është Sali Berisha

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 16:51 | Politikë
PL shkresë KQZ-së: Drejtuesi i koalicionit “Bashkë

Përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Endrit Brahimllari i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një shkresë me të cilën e informon se drejtuesi i koalicionit opozitar është Sali Berisha.

Kujtojmë se me publikimin e modelit për fletën e votimit për kandidatët për Këshillat Bashkiakë, përbri numrit një në listë që është koalicioni “Bashkë Fitojmë” mungonte emri i drejtuesit të koalicionit.

Ky detaj u përdor nga socialistët të cilët nuk ngurruan që gjatë takimeve elektorale të përmendin që “asnjë demokrat nuk do ta donte emrin e Ilir Metës si drejtues në fletën e votimit.”

Ndërkohë në marrëveshjen për krijimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” specifikohet se drejtuese politike e koalicionit është Partia Demokratike, e përfaqësuar nga organet drejtuese të saj.

Megjithatë, shkresa e drejtuar KQZ-së mban vulën dhe firmën e Endrit Braimllarit, sekretarit organizativ të Partisë së Lirisë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/13/si-do-te-votohet-me-14-maj-publikohet-fleta-e-votimit-per-kryeqytetin/
https://a2news.com/2023/04/13/zgjedhjet-vendore-hidhet-shorti-per-renditjen-e-forcave-politike-ne-fleten-e-votimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos