
Vijon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës, e krijuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe borës në ditët e fundit.
Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile të kësaj bashkie, sipërfaqja e përmbytur është rritur në 1400 ha, pjesa më e madhe e të cilës ndodhet në njësinë administrative Ana e Malit.
Rruga e Obotit ka prezencë uji 90 cm, ndërkohë që uji ka hyrë në 30 banesa të këtij fshati. Aktualisht, në këtë aks po operon një mjet i ushtrisë dhe 4 efektivë për të asistuar banorët, ndërkohë që raportohet se ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.
Edhe aksi rrugor Shirq-Darragjat është i pakalueshëm, pasi ka prezencë uji në një lartësi 80 cm krahasuar me ditën e djeshme. (A2 Televizion)