
Shqipëria do të ketë Regjistrin e saj Shtetëror të Revistave Shkencore. Lajmin e bëri të ditur në një postim ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.
“Sapo kemi hartuar Rregulloren, ku përcaktohen procedurat dhe kriteret për përfshirjen e revistave shkencore në këtë regjistër, i cili ndihmon në strukturimin e kërkimit shkencor në fushën e publikimeve, duke e ngritur Shqipërinë në një nivel të ri për sa i përket transparencës, cilësisë së kërkimit shkencor, si dhe forcimit të ndërkombëtarizimit,” shkruan ministrja.
Në këtë proces janë përfshirë edhe universitetet për të arritur një punë sa më cilësore në hartimin e kësaj rregulloreje. (A2 Televizion)