Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
28 Mars 2020, 18:02 | Ballkani
Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Një 66 vjeçare nga Struga është viktima e katërt nga koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Në konferencën e përditshme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Filipçe deklaroi se viktima mund të jetë infektuar gjatë qëndrimit të saj në një familjes në Dibër ose nga një mjek në spitalin e të njëjtit qytet.

“Për shkak të përkeqësimit të menjëhershëm të gjendjes së pacientes, mjeku ka rekomanduar shtrimin në spital në repartin e sëmundjeve infektive në Spitalin e Ohrit. Ministria do të hetojë rastin për të përcaktuar nëse ka pasur lëshim mjekësor”, deklaroi  Venko Filipçe.

Më tej, ministri i Shëndësisë tha se numri i personave të rinj të prekur me virus është 22, duke e çuar në 241 totalin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos