Vështirësohet situata në Dhiavata të Greqisë ku është ngritur edhe kampi për refugjatët që prej vitit 2016.
Një mesazh i shpërndarë mes tyre se do hapen kufijtë ka bërë që shumë persona të revoltohen me faktin që askush nuk po i le të udhëtojnë në veri drejt vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
“Jemi të vendosur që të mos kthehemi më në Greqi. Kemi marrë vendimin të shkojmë në kufi. Nëse do i hapin në rregull, në të kundërt do rrimë të presim atje, qoftë edhe për muaj me radhë. Më mirë në kufi sesa në tendat e tyre.”
Dhjetëra emigrantë, mes tyre gra dhe fëmijë, marshuan drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut pavarësisht kushteve jo të favorshme atmosferike.
Turma u ndal nga forcat policore. Mediat greke njoftojnë se 874 emigrantë u kthyen në tendat e pritjes në Dhiavata. Disa prej tyre u përleshën me forcat e rendit, pasi nuk pranonin të ktheheshin.
Janë më shumë se 100 tenda të ngritura në zonë, të cilat ruhen me vështirësi nga policia. Dhjetëra mijë emigrantë, kryesisht nga Siri a Iraku dhe Afganistani kanë mbetur në Greqi kur vendet ballkanike mbyllën kufijtë në 2016 për të ndalur migrimin drejt vendeve të BE-së. (A2 Televizion)