Rritja e çmimeve, inflacioni i pashmangshëm, po importohet nga jashtë

Nga A2 CNN
4 Prill 2022, 15:41 | Ekonomi
Rritja e çmimeve, inflacioni i pashmangshëm, po importohet nga

Rritja e çmimeve në Eurozonë po dikton në mënyrë të vazhdueshme shtrenjtimin e produkteve edhe në tregun tonë të brendshëm. Sipas ekspertit Klodian Muço, në vende të varura ndjeshëm nga importi si Shqipëria, kjo rritje është e pashmangshme.

“Shqipëria është nga këto vende që gati 1/3 e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto e importon. Nga inflacioni që kemi gati 49% e tij është i importuar vjen nga çmimet e huaja. Nëse eurozona parashikon rritje të inflacionit e njëjta gjë do të reflektohet në realitetin shqiptar”, thotë Muço.

Muajin e shkuar, inflacioni arriti në 7.5% në Eurozonë. Në pritje të të dhënave zyrtare të INSTAT, Muço vlerëson se jetesa për familjet shqiptare,1 që shpenzojnë kryesisht për ushqime, është ndjeshëm më e shtrenjtë.

“Gati 30 artikuj që janë pjesë e shportës së konsumit kanë pasur rritje me 20%, duke marrë në konsideratë faktin që 41.3% e shpenzimeve shkon për konsum ushqimor dhe pije jo alkoolike mund të themi që rrija reale për familjet shqiptare duhet 16 mijë e 700 lejë dhe jo 2500 lekë”

Para luftës në Ukrainë, Banka Qendrore Europiane vlerësonte se kjo situatë do të vazhdonte deri në mesin e këtij viti. Por me zgjatjen e konfliktit, ekonomistët tani i druhen një stabilizimi të çmimeve jo më herët se fundi i vitit të ardhshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos