Zbulimi i rrogave, Likmeta: Në Shqipëri, ku vendimet e gjykatave nuk bëhen të ditura, për të dhënat sensitive nuk shqetësohet kush

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 21:22 | Aktualitet
Zbulimi i rrogave, Likmeta: Në Shqipëri, ku vendimet e gjykatave nuk

Rrjedhja e informacionit mbi rrogat sot është kryefjala e çdo diskutimi në çdo ambient pune, dhe jo vetëm. Sipas Besar Likmetës, kryeredaktorit të BIRN, “ ajo që dimë është që është një rrjedhje masive që sipas vetë  Ramës vjen nga Drejtoria e Tatimeve, nuk është hera e parë që kjo ndodh në Shqipëri”.

Limeta në A2 CNN kujton se “ ne kemi pasur rrjedhje informacioni në mënyrë të vazhdueshme, boll të kujtoj që të dhënat e pagesave të ujësjellësit ose TIMS-it janë përdorur për luftë politike. Kemi pasur skandale në 2013 për ndërhyrje në Tatimet ku u fshehën të dhënat e TVSh-së”.

Sipas tij, këto skandale ndodhin më së shumti në vendet autoritare. “Nuk është vendi i vetëm ku ka keqpërdorim të dhënash, ndodhin zakonisht në vendet autokratike, si përshembull Rusia, ndërkohë që në vendet demokratike, kanë një kujdes më të madh për të mbrojtur të dhënat sensitive”.

Likmeta gjen një paradoks shqiptar, aty ku “të dhënat që duhet të jenë publike dhe të kërkojë llogaridhënie, si vendimet e gjykatave dhe shpenzimet e politikanëve, nuk bëhen publike, ndërkohë që për të dhënat sensitive të shtetasve nuk shqetësohet kush, qoftë kryeministri”, duke cilësuar gjithsesi personat në atë tabelë si klasë e mesme, ku nuk figurojnë oligarkë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos