Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës për pezullim të ekzekutimit të dënimit me burg

Nga A2 CNN
22 Prill 2022, 11:39 | Aktualitet
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Adriatik Llallës

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën për pezullimin e vendimit ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla.

Në dhomë këshillimi, gjyqtari Ilir Panda vendosi mospranimin e kërkesës për pezullimin e vendimit me burg për Llallën. Ish-kryeprokurori u dënua me dy vite heqje lirie për mosdeklarimin e pasurisë.

Llalla nuk u arrestua pasi vendimi mori formë të prerë, pasi më herët ishte larguar drejt Italisë. Ai momentalisht ndodhet në Itali ku ka kërkuar dhe azil politik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos