
Për një klub si Vllaznia, rritja e talenteve ka qenë gjithmonë një prej prioriteteve në futboll. Në Shkodër kanë vendosur të bëjnë një hap cilësor përpara, duke i besuar Sead Halilagiç drejtimin e Akademisë.
Bëhet fjalë për ish-drejtuesin e klubit të mirënjohur turk, Beshiktash.
Në prezantimin zyrtar të drejtorit të ri, krerët e kuqebluve shprehën besim se Halilagiç do të sjellë përvojën e nivelit të lartë dhe njohuritë e duhura në Akademinë e Vllaznisë, për të rritur talentet e së ardhmes. (A2 Televizion)