“Rrjetat fantazmë” kthehen në çanta shumëpërdorimshe

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 15:01 | Bota
“Rrjetat fantazmë” kthehen në çanta

Në Rio De Zhaneiro, një projekt lokal synon jo vetëm të pastrojë mbeturinat në det, por edhe të ndryshojë mendësinë e qytetit në trajtimin e tyre. Një rrjetë prej 300 metrash katrorë kishte mbetur e bllokuar në një tub ujërash të zeza, duke kërcënuar biodiversitetin e Ipanemës.

Tani është nxjerrë nga deti dhe është shndërruar në çanta shumëfunksionale falë punës së përbashkët të zhytësve, biologëve, rrobaqepësve dhe krijuesve të një projekti që i kthen mbeturinat në objekte të dobishme. Për nxjerrjen e rrjetës, e cila u gjet në një thellësi mesatare prej 20 metrash, u deshën disa ditë për shkak të dukshmërisë së ulët dhe rrymave detare.

Por, kjo është vetëm një nga shumë të tilla që janë bllokuar dhe harruar në detin e Rio de Zhaneiros, duke kërcënuar gjallesat detare. Sipas biologut dhe drejtorit të Institutit Urban Sea, Rikardo Gomes, ka rrjeta që kalojnë vite në ujë, duke dëmtuar mjedisin, pavarësisht përpjekjeve më të mira të ekipit të Gomesit për t'i hequr ato.

Një rrjetë e nxjerrë në sipërfaqe nga Gomes dhe ekuipazhi i tij u shndërrua më pas në çanta përmes projektit Rexhinja, një përpjekje që kontribuon në reduktimin e ndotjes plastike në oqeane dhe gjeneron punë për dhjetëra artizanë dhe disa familje peshkatarësh.

OKB vlerëson se 15% e mbeturinave detare noton në sipërfaqen e detit, 15% mbetet thellë në ujë dhe 70% qëndron në shtratin e detit. Parashikohet se deri në vitin 2050 do të ketë më shumë plastikë në det, sesa peshq.     (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos