Ruçi pret kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 10:20 | Politikë
Ruçi pret kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua sot me kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, siapas kërkesës së tyre, për të diskutuar mbi Reformën Zgjedhore.

Në takim ishin të pranishëm Myslim Murrizi, kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat, Nimet Musai, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Pavarur, dhe Edmond Stojku, kryetar i Grupit Parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”.

Përfaqësuesit e opozitës parlamentare i paraqitën Kryetarit të Kuvendit objeksionet e tyre për propozimet e Këshillit Politik për kryerjen e reformës zgjedhore, implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it për depolitizimin e  administratës zgjedhore dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe nënvizuan se këto ndryshime duhet të shqyrtohen e votohen në Kuvend, i cili, si organ ligjvënës është  është institucioni legjitim për të realizuar reformën zgjedhore.

Ruçi vlerësoi produktivitetin dhe  kontributin e grupeve parlamentare të opozitës në realizimin e reformave të rëndësishme në vend, si Reforma në Drejtësi, votimi i ligjeve me shumicë të cilësuar, zgjedhja e anëtarëve të institucioneve të reja të sistemit  të drejtësisë etj. dhe nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni legjitim për kryerjen e reformës, duhet dhe do të respektojë sensibililitet e të gjithë grupeve parlamentare për realizimin e ndryshimeve ligjore në kuadrin e Reformës Zgjedhore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos