A është e bashkuar opozita parlamentare? Murrizi: Janë deputetë “rebelë”, nuk jam “kapo” i tyre

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 16:03 | Politikë
A është e bashkuar opozita parlamentare? Murrizi: Janë

Myslym Murrizi, kryetari i grupit parlamentar demokrat, po llogarit të gjitha opsionet për të bllokuar votimin e kodit zgjedhor në mënyrë të njëanshme në Kuvend.

Takimi i kërkuar nga kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës me kryetarin Gramoz Ruçi është nesër në orën 09:30. Ata janë në pritje edhe të një takimi me kryeministrin Rama.

“Pas kryetarit të parlamentit, presim të jemi në një takim edhe me kryetarin e Partisë Socialiste, zotin Rama. Kam thënë se grupet e krijuara në parlament janë deputetë rebelë dhe unë nuk marr përsipër të jem as kapo dhe as tutori i tyre. Mund të ketë edhe një qëndrim më radikal se sa mosprania në seancë”, u shpreh Murrizi.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos