Rusët duan një fitore, ukrainasit në vështirësi në “qytetin e kripës”

Nga A2 CNN
9 Janar 2023, 22:32 | Bota

Moska ka nevojë për një fitore, sado të vogël, për të rikthyer optimizëm tek ushtarët në fushëbetejën ukrainase, por edhe më shumë tek opinioni publik i brendshëm i traumatizuar nga humbjet e mëdha në ushtarë dhe mjete.

Ndërkohë që beteja për kontrollin e Bakhmut vijon e ashpër, ku po luftohet për çdo shtëpi dhe sipas ukrainasve është shkatërruar 60% i qytetit në rajonin e Donjetskut, gjeneralët rusë po tentojnë një fitore më të lehtë 18 kilometra më larg, në Qytetin e Soledarit.

Qyteti i Soledar, ku trupat ukrainase ndodhen aktualisht në vështirësi aty, dhe nuk është e vështirë të mendohet për një tërheqje taktike për Kievin  

E njohur si Karlo-Libknekhtovsk deri në vitin 1991, qyteti me 10 mijë banorë i njohur kryesisht për minierat e kripës që para luftës ishin atraksion për vizitorë nga e gjithë Europa, sot po përjeton ditët e saj më tragjike, teksa rusët po kryejnë një sulm që mendojnë se do të jetë vendimtar.  

Sipas vetë burimeve ukrainase, rusët kanë dërguar aty trupat më elitare si dhe mercenarët e grupit Wagner dhe mjete të shumta të mbrojtura nga sulmet raketore.

Minierat e kripës së Soledarit, ishin atraksion për vizitorë nga e gjithë Europa

Trupat ukrainase ndodhen aktualisht në vështirësi aty, dhe nuk është e vështirë të mendohet për një tërheqje taktike për Kievin.  

Sipas analistëve, mbrapa këtij sulmi disi të pakuptimtë për një qytet të vogël fshihet pikërisht interesi i liderit të Wagner, Yevgeny Prigozhin, për të përfituar nga minierat e shumta në atë zonë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/09/kremlini-perendimi-furnizimi-i-ukrainasve-me-arme-vetem-sa-do-tu-zgjase-vuajtjet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos