Rusët godasin me raketë qendrën tregtare, Zelensky: Kishte brenda 1000 persona

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 16:44 | Bota

Një raketë ka goditur një qendër tregtare në Kremenchuk, në rajonin ukrainas të Poltavës.

Sipas Presidentit Volodymyr Zelensky, në momentin e goditjes, në qendrën tregtare kishte rreth 1000 persona.

Pamjet tregojnë qendrën tregtare të pushtuar nga zjarri, ndërkohë që mendohet ka viktima dhe të plagosur.

“Ajo qendër tregtare nuk përbënte asnjë rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk kishte vlerë strategjike”, tha Zelensky në Telegram. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/27/nato-vendos-300-mije-ushtare-ne-gatishmeri-te-larte-rusia-kercenimi-kryesor/

A2 CNN Livestream

Latest Videos