Rusët sulmojnë gjatë natës infrastrukturën energjetike në Dnipropetrovsk

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2023, 10:14 | Bota
Rusët sulmojnë gjatë natës infrastrukturën energjetike

Forcat ruse sulmuan mbrëmë tre infrastruktura energjetike në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës, duke shkaktuar dëme të mëdha, por pa viktima. Lajmin e ka bërë të ditur në Telegram kreu i administratës ushtarake rajonale, Serhiy Lysak.

“Nata në rajonin e Dnipropetrovsk kaloi me alarme dhe sulme nga dronët e armikut.Ata synuan infrastrukturën tonë kritike. Shahed (dronët e prodhuar nga Irani) goditën dy centrale energjetike në distriktin Kryvorizka dhe një në lagjen Nikopol. Në Kryvorizky, i njëjti objektiv u sulmua dy herë”, shkruan Lysak.

Një ditë më parë trupat ruse lëshuan 106 raketa dhe 74 raketa lundrimi në territorin ukrainas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos