Gjendet një çantë me plumba dhe barut pranë Festivalit të Sanremos  

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 21:22 | Bota
Gjendet një çantë me plumba dhe barut pranë Festivalit

Një çantë me plumba, barut dhe një lloj fitili, së cilit i mungonte një përbërës për ta bërë shpërthyese, u gjet pasdite në Sanremo, jo shumë larg Teatrit Ariston ku po zhvillohet Festivali i San Remos.

Mediat italiane bëjnë të ditur se pakoja e dyshimtë, e cila u gjet nga një oficer policie u mor nga skuadra e bombave për të kontrolluar potencialin e saj shpërthyes.

Pakoja ishte në tokë në një rrugë anësore të Via Fiume, rreth 500 metra nga Ariston, një rrugë e ngushtë ku ishin parkuar motoçikletat.

Në ditët para Festivalit të Këngës, policia kishte marrë masa për rritjen e mbikëqyrjes në qytet me një përforcim të efektivëve nga frika e veprimeve të mundshme të anarkistëve që protestonin kundër 41 bis në Cospito. Rruga ku u gjet çantë është jashtë seksionit të kuq të ngritur rreth Teatrit Ariston si çdo vit, ku mund të aksesohet vetëm pas kontrolleve të sigurisë nga policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos