A2 CNN në Adana, dy realitetet e shkaktuara nga tërmeti, largimi nga qyteti dhe sytë nën rrënoja

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 21:29 | Bota
A2 CNN në Adana, dy realitetet e shkaktuara nga tërmeti, largimi nga

A2 CNN ka rrugëtuar në Adana, në një nga qytetet e prekura prej tërmetit. Rruga drejt këtij qyteti ka zgjatur mbi dhjetë orë. I ftohti I acartë, por edhe radhët e gjata të makinave e zgjasin udhëtimin.

Mëngjesi në këtë qytet, ndonëse na rrëfen se ka më shumë jetë nuk harron të na tregojë edhe zhurmat që vijojnë për kërkimin në rrënoja.

Ndonëse qyteti duket me më shumë jetë, edhe këtu tërmeti ka marrë me mijëra jetë të tjera. Pavarësisht situatës qytetarët gjenden pranë njëri-tjetrit me çfarë të munden. Ekipi i A2 u mundua që të gjendet pranë banorëve të Adanas, na mbetej vetëm të siguronim pak ushqim dhe gjatë lëvizjen në qytet të shpërndanim ushqim aty, te njerëzit që nuk largoheshin dot nga rrënojat.

Ndërsa shëtisim në këtë qytet, kuptojmë se edhe Adana është e mbushur me rrënoja. Thellë brenda lagjeve të qytetit ka ende punë nga grupet e shpëtimit ndërsa familjet vijojnë të qëndrojnë me shpresë se poshtë rrënojave ka ende jetë.

Realitetet që na përcillen prej këtij qyteti janë dy. Shumë kërkojnë të ikin, të tjerë janë ende me sytë nga rrënojat, në pritje të asaj copëze jete që shpresojnë të gjejnë aty. Një pritje që vështirë të mos prekë kur sheh përmes syve të tyre.

Thonë se njerëzit bëhen bashkë në gëzime dhe hidhërime, e ky vend duket se këtë po mundohet të na rrëfej,  qoftë edhe përmes zërave të fëmijëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/08/termeti-ne-turqi-a2-cnn-ne-gaziantep-vijojne-kerkimet-per-shpetimin-e-jeteve/
https://a2news.com/2023/02/10/grupi-i-a2-cnn-i-bashkohet-grupeve-vullnetare-per-te-shperndare-ushqime/
https://a2news.com/2023/02/08/a2-cnn-ne-malatya-prane-ekipit-shqiptar-te-kerkim-shpetimit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos