Mbi 24 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2023, 08:48 | Bota
Mbi 24 mijë viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Pesë ditë pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 7.8 që tronditi Turqinë dhe Sirinë, numri i viktimave është tronditës. Nga dita në ditë numri i tyre vijon të rritet.

Nga përditësimi i ri i bilancit, numri i viktimave ka shkuar në 24.178. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, në Turqi regjistrohen 20,665 viktima dhe mbi 80,000 të plagosur.

Në Siri, numri i përgjithshëm i të viktimave është 3,513, nga të cilët 2,166 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të vendit, sipas mbrojtjes civile të "Helmetave të Bardha", dhe 1,347 të vdekur në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas për mediat shtetërore siriane. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/10/a2-cnn-ne-adana-dy-realitetet-e-shkaktuara-nga-termeti-largimi-nga-qyteti-dhe-syte-nen-rrenoja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos