Rusi-Ukrainë në prag lufte, në “lojë” futet edhe Merkel

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 16:49 | Bota

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u pajtuan se një reduktim i trupave ruse në kufi me Ukrainën do të ndihmonte në uljen e tensioneve në rajon.

Gjatë një bisede telefonike, Merkel dhe Biden kanë thënë se është e nevojshme që Rusia të tërheqë forcat e saj përgjatë kufirit me Ukrainën.

Ditët e fundit Rusia ka shtuar njësitë e armatosura në zonë, duke rritur shqetësimet e vendeve perëndimore. Bisedimet mes Merkel dhe Biden pasuan një diskutim të ministrave të NATO-s në Bruksel, të cilët ngritën çështjen e situatës në kufirin Rusi-Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë të "ndalojë provokimet ". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/15/turqia-shba-anulon-kalimin-e-anijeve-per-ne-detin-e-zi/
https://a2news.com/2021/04/14/anijet-luftarake-ruse-dalin-per-te-pritur-destrojeret-amerikane-ne-detin-e-zi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos