Rusia, "e shqetësuar" nga deklaratat e Joe Biden

Nga A2 CNN
28 Mars 2022, 13:00 | Bota
Rusia, "e shqetësuar" nga deklaratat e Joe Biden

Rusia është e shqetësuar nga komentet e Presidentit amerikan Joe Biden mbi homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të hënën se Rusia është e alarmuar nga deklarata e Biden, se “Putin nuk duhet të qëndrojë më në pushtet”, pavarësisht se Shtëpia e Bardhë i hodhi ujë zjarrit duke thënë se thirrja e Biden nuk ishte aspak për ndryshimin e regjimit.

“Se kush e udhëheq Rusinë, nuk është në dorën e Biden për ta vendosur. Deklarata të tilla janë shumë shqetësuese”, tha Peskov në një konferencë për mediat.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë komentet e Joe Biden dhe i mbajmë shënim me kujdes”, shtoi Peskov. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/26/biden-ne-varshave-i-drejtohet-ruseve-rrezoni-putin-nuk-meriton-ate-vend/

A2 CNN Livestream

Latest Videos