“Rusia hambar i furnizimeve me lëndë të parë”, Tola: Kriza do të ndikojë në rritjen e çmimeve

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2022, 21:25 | Ekonomi
“Rusia hambar i furnizimeve me lëndë të parë”,

Kriza Ukrainë-Rusi do të prekë të gjithë sektorët në do të ndikojë në të gjitha ekonomitë botërore, jo vetëm në Shqipëri. Kështu u shpreh në Business News eksperti për ekonominë Igli Tola, sipas të cilit sa më shumë zgjat lufta aq më tepër do të thellohet bilanci tragjik.

“Pasojat e para u ndjenë që në momentin që Biden paralajmëroi evazionin e trupave rus. U duken shenjat e para të goditjes. Që nga dita e djeshme pasojat ishin katastrofike, pasi shumë kompani ruse kishin pasoja. Rubla ruse ra, gazprom e bankat kryesore pësuan rënie drastike nga 30-50%. Një situatë kaosi e lufte ndikon në qëndrueshmëri. Këto janë pasojat fillestare nuk dihet se çfarë do të ndodhë dhe gjithçka është në amulli të plotë dhe kjo reflektohet në bursa. Sa më shumë zgjat lufta aq më tej thellohet bilanci tragjik i ekonomive dhe këtë e ndjejnë më shumë qytetarët në mbarë botën”.

Tola thekson se pasojat do të bien mbi qytetarët, pasi Rusia është hambari i furnizimit me lëndë të para si gazi, dridhrat, nafta dhe metalet.

“Ekonomitë janë të lidhura drejtpërdrejt me ekonominë ruse se është hambar i furnizimit me lëndë të para si gazi, nafta, dridhërat etj., metalet si alumini, titani. Ajo që po ndodh në Rusi do të prekë të gjithë sektorët dhe pasojat do të jenë të drejtpërdrejta”.

Pengimi i zinxhirëve të transportimit apo përgjigjja ruse ndaj sanksioneve, për Tolën janë dy skenarët që do të ndikojnë në rritjen disashifrore të çmimeve të produkteve bazë dhe të shportës.

“Janë dy skenarët kryesorë ose pengimi i zinxhirëve të transportimit, ose bllokim i portit të detit të zi që do vonojnë mallrat në Europë e Amerikë, qeveria ruse do t’ u përgjigjet sanksioneve për të rritur edhe çmimin në tregjet ndërkombëtare. Të dyja këto do të sjellin rritje të çmimeve disashifrore që nga produktet bazë si karburantet dhe produktet e shportës”.

Dhe Shqipëria do të preket në mënyrë të drejtpërdrejtë, pasi ekonomia jonë varet 46 përqind nga eksportet ruse të grurit.

“Ne po përballemi me inflacionet më të larta dhe goditja e ofertës do sjellë pasoja. Një varësi nga produktet ruse që kemi ne si ekonomi ku eksportojmë nga Rusia 46% të grurit, kemi hidrokarburet dhe Rusia është partneri ynë i katërt si volum tregtar, pavarësisht se në distancë nga ne po ndihet në rritjen e çmimeve që do të jetë më e thellë”.

Pavarësisht rezervave që ka vendi ynë një tjetër shqetësim sipas Tolës është edhe Kina që ka mbledhur mbi 65% të rezervës globale për lëndë të parë dhe kjo pengon vendet e tjera për të siguruar rezerva për të përballuar krizën. Në këtë mënyrë thekson ai do të dilet në treg për të blerë me çmime të larta.

“Përfaqësues të biznesit thanë që kanë rezerva, por ka një problem global. Kina i ka paraprirë kësaj situate duke mbledhur mbi 65% të rezervës globale për lëndë të parë dhe kjo pengon vendet e tjera për të siguruar rezerva për të përballuar krizën dhe do dalim në treg dhe do të blejmë me çmime të larta si karburantin, gazin natyror. Të gjitha kanë pësuar rritje dy shifra dhe kjo do të sjellë problematikë”.

Sa u përket tregut të kriptomodhevane , eksperti Tola thotë që do të ketë mundësi të ekuilibrohet dhe maturohet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos