Rusia kritikon BE, Lavrov: Nuk është në gjendje të gjejë zgjidhje për Kosovën

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2019, 13:25 | Kosova
Rusia kritikon BE, Lavrov: Nuk është në gjendje të

Rusia kritikon ashpër Bashkimin Europian për ndërmjetësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ministri i Jashtëm, Sergej Lavrov tha për mediat e Beogradit se Brukseli ka treguar paaftësi në gjetjen e një zgjidhje për problemin e Kosovës.

“BE nuk është në gjendje të ndikojë shqiptarët e Kosovës në mënyrë që të ndihen nën presion për të përdorur një qasje konstruktive në negociatat me Serbinë”, u shpreh Lavrov.

Kryediplomati rus akuzoi Prishtinën zyrtare duke thënë se nuk ka përmbushur marrëveshjet e arritura me palën serbe me anë të ndërmjetësimit të Bashkimit Europian. Gjithashtu kërkoi pezullimin e taksës 100%.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos