Rusia më në fund pranon se anija luftarake është fundosur në Detin e Zi

Nga A2 CNN
14 Prill 2022, 23:02 | Bota

Rusia ka pranuar se anija luftarake Moskva është mbytur në Detin e Zi, tha agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.

“Gjatë lundrimit drejt portit që kishte për destinacion anija humbi stabilitetin për shkak të goditjes së bykut me municione shpërthyese. Dhe duke qenë se deti ishte me stuhi, anija u fundos”, lexohet në deklaratën e Ministrisë.

Gjatë ditës ka pasur raportime të ndryshme nga pala ruse dhe ukrainase rreth anijes së vendosur në Detin e Zi. Fillimisht Rusia tha se në anije shpërtheu zjarr, duke bërë që të shpërthenin municionet që ndodheshin brenda saj, çka detyroi ekuipazhin të braktiste mjetin lundrues.

Por Ukraina tha se e ka goditur anijen Moskva me predha dhe më pas deklaroi se kishte arritur ta fundoste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos