
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi për një garë armësh me pasoja të paparashikueshme në konferencën e sponsorizuar nga OKB për çarmatosjen, në Gjenevë.
Në fjalën e tij gjatë konferencës ku Shtetet e Bashkuara kanë presidencën e radhës, shefi i diplomacisë ruse deklaroi se njoftimi i Rusisë për moratoriumin ndaj raketave tokë-ajër me rreze të mesme e të shkurtër veprimi, po shpërfilleshin qëllimisht.
“Fakti se ne kemi njoftuar moratoriumin ndaj pozicionimit të raketave me rreze të mesme e të shkurtër veprimi në ato rajone ku nuk do të dërgohen sisteme të ngjashme amerikane po shpërfillet. Tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga traktati për forcat bërthamore me rreze të mesme mund të çojë në një garë të re armësh me pasojë të paparashikueshme”, deklaroi Lavrov.
Tensionet shpërthyen muajin e kaluar kur Shtetet e Bashkuara thane se do të tërhiqen nga traktati për amët bërthamore i vitit 1987, nëse Moska nuk hiqte dorë nga ato që Uashingtoni i konsideron shkelje. Kjo nxiti Kremlinin të njoftonte pezullimin e traktatit. Sipas Lavorv, Shtetet e Bashkuara po minonin progresin sa i përket çarmatosjes dhe se Rusia do të rriste kapacitetin bërthamor, për interesa personale.
OKB i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë ta ruajnë traktatin me pretendimin se shfuqizimi i tij do ta bënte botën më pak të sigurt. (A2 Televizion)