Rusja gjendet e pajetë brenda banesës së saj në Turqi, sapo ishte divorcuar nga burri

Nga A2 CNN
26 Qershor 2023, 12:44 | Bota

Një grua ruse është gjetur e pajetë në banesën e saj në Turqi.

Larysa Sancaklı, me origjinë ruse, me banim në Büyükçekmece, u gjet e vdekur në banesën e saj nga një mik i ngushtë, i cili nuk po arrinte të komunikonte me viktimën prej disa orësh e për këtë arsye shkoi në banesën e saj, ku edhe e gjeti të vdekur.

Sipas policisë dhe grupit hetimor që shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes njoftoi se celulari i saj u gjet poshtë këmbës së djathtë, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes do të përcaktohet pas.

Mësohet se ajo ishte martuar më parë me një turk dhe së fundmi ishte divorcuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos