Ryshfete dhe favore seksuale, gjyqtari i Fierit kërkon liri, Krimet e Rënda refuzojnë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2019, 14:06 | Kronikë
Ryshfete dhe favore seksuale, gjyqtari i Fierit kërkon liri, Krimet e

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën për lirim nga qelia të Roland Hysit, gjyqtarit të Fierit, të akuzuar për “korrupsion”.

Hysi po hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg” nga janari i këtij viti. Ai u arrestua pas publikimit në një program investigativ të video-përgjimit ku shfaqej tek kërkonte ryshfet dhe favore seksuale nga një prej palëve në një proces gjyqësor.

https://a2news.com/2019/01/09/arrestohet-gjyqtari-i-perfshire-ne-skandalet-seksuale-dhe-psikologja-seksere/

Kërkesa për zëvendësim të masës “arrest në burg” në një masë më të butë u bë nga vetë i dyshuari Hysi, por kolegët e tij të Krimeve vlerësuan se nuk ekzistonin kushtet e nevojshme ligjore për ta liruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos