Atentati në Vlorë i sajuar, arrestohet “viktima” dhe bashkëpunëtori

Nga A2 CNN
4 Qershor 2019, 12:22 | Kronikë
Atentati në Vlorë i sajuar, arrestohet “viktima” dhe

Policia e Vlorës ka arrestuar Romarjo Alliraj, 24 vjeç dhe shokun e tij, A.V. 51 vjeç, pasi kanë sajuar atentatin ndaj të parit të ndodhur muajin e kaluar, për interesa personale.

Më 12 maj të këtij viti, makina e Allirajt përfundoi jashtë rrugës në autostradën Vlorë-Levan, pasi mbi të u qëllua me breshëri plumbash. Por nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A.V në bashkëpunim me vetë Allirajn, kanë përgatitur, simuluar dhe realizuar vetë ngjarjen në fjalë për interesa personale, duke përdorur gjithashtu edhe një armë zjarri automatike.

Gjithashtu, për “viktimën” Alliraj ishte në fuqi edhe një masë sigurie “Arrest në shtëpi", për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", por më 3 qershor konstatuar në qytet duke mos zbatuar detyrimet ligjore në lidhje me masën e sigurisë.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale "Kallëzimi i rremë", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", "Largimi i të burgosurit nga vendi i vuajtjes së dënimit" dhe "Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve". Ndërsa ndaj 51-vjeçarit, bashkëpunëtor të tij, banues në Vlorë, rëndojnë akuzat për veprat penale "Kallëzimi i rremë" dhe "Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos