Ryshfeti 330 mijë lekë, SPAK çon në gjyq ish-zyrtaren e lartë të Ministrisë së Shëndetësisë

Nga A2 CNN
17 Korrik 2023, 16:06 | Kronikë
Ryshfeti 330 mijë lekë, SPAK çon në gjyq ish-zyrtaren e

Në më pak se dy muaj kohë Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kopsitur dosjen ndaj ish-sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro. Ish-zyrtarja dyshohet te ketë përfituar 330 mijë lekë ryshfet, në këmbim të favorizimit të një shoqëri tregtare në një tender të ministrisë.

Dosja penale ndaj Duros u depozitua në Gjykatën e Posaçme. SPAK kërkon gjykimin e saj për akuzën e “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, kryer në bashkëpunim. Për të njëjtën aferë SPAK dërgoi si të pandehur Laura Shteton, ish-specialiste e nivelit të lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Vladimir Topin, administratorin e operatorit ekonomit “Dricons” dhe Silvi Shehin, inxhinier në këtë shoqëri.

Sipas SPAK, episodi i dyshuar i korrupsionit në Ministrinë e Shëndetësisë kishte në thelb favorizimin e shoqërisë “Dricons” në një tender me fond limit 805 mijë lekë për lotin 1 të “supervizimit për rikonstruksion të disa qendrave shëndetësore në Tiranë e Durrës”. Të dyshuarit ranë në kurthin e përgjimeve, që SPAK po zhvillonte për një tjetër çështje penale.

Përmes metodave speciale të hetimit SPAK ka provuar se ryshfeti prej 330 mijë lekë është marrë nga inxhinieri i shoqërisë Silvi Shehu, në banesën e administratorit Vladimir Topi nga inxhinieri Silvi Shehu dhe i është dhënë Laura Shtetos.

Kjo e fundit më pas, ia ka dorëzuar paratë sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Duro, në zyrën e saj në ministri, ku edhe u gjetën nga policia pas arrestimit në flagrancë të saj. Në përballjen me gjykatën për caktimin e masave të sigurisë të akuzuarit kanë pretenduar pafajësi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos